9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Kurti reagon pas aksidentit: “I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari”

Reagon kryeministri Kurti pas aksidentit tragjik në Bullgari.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari ku mbeten të vdekur 46 persona të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët po ktheheshin me autobus nga Turqia.

Kurti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, derisa ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut në çfarëdo kapaciteti.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img