3.1 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Kush më ka faj – Poezi nga Mirishahe Limani Hiler

Askush nuk më ka faj
Pse nuk kam dalje ne det
Pse u bëra zonjë
Ende
nuk u bëra Shqipëri

E pastrehë isha me shekuj
Sot u bëra shtëpi
e zot vet.
Askush nuk më ka faj
Pse ende shumë dritare më mungojnë

Unë çaloj…
Ashtu siq je të dua populli im
Mos përfillja jote më trishton
Më dhe gjakun tënd të jem e lirë
E këtu më ke sot
rritën mos më ndal

C’rëndësi ka ngjyra e syve të mij
Sot të shoh siq je populli im
Lakuriq
me cilësitë e të metat tua
Unë zbukurohem kur ti më ndjen

Siq të ndjej
Kush më ka faj mua
Që më sollën në këtë botë me yje
E ngjyrë qielli
Më shumë se lirinë time

S’deshta asgjë për fëmijërinë
Ti populli im vet dielli
ylber dashurie ske ku ia mbanë pa mua
Më merr në gjoksin tënd dhe ecim
Skemi kohë më për t’u vonuar

Kush më ka faj mua
Që të dua
Pse u bëra zonjë
E nuk u bëra Shqipëri
Në këmbë me ty mbahem populli im

Me ty rrugë të reja mund të hapë
Më ruaj e mos më le t’verbohem
Nga pluhur i stinëve që ikin
Do të të dua
ashtu siq më deshti gjaku i lirisë

E jotja jam e do të mbetem
Populli im
Unë vet, Kosova, zonjë e re
Që botën ëndërroj të ecë e lirë

Mirishahe Limani Hiler

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img