Vjosa Osmanit i del një kundërkandidat për pozitën e presidentit.
Sot në orën 16:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Presidentit. Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidojë edhe Nasuf Bejta, i cili ka qenë pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, raporton Express.
Lajmin se do të jetë kundërkandidat i Osmanit e ka konfirmuar vetë Bejta.
“Po, është e vërtetë që do të jem kundërkandidat. Mendoj që do të jem një kandidat shumë serioz. Së paku kështu mendoj unë”, ka thënë Bejta.
Ndryshe, Bejta ka qenë kandidat për deputet nga radhët e VV’së, dhe ka arritur të marr 5 mijë e 763 vota. Më herët, ai ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.