Në vendin tonë vazhdon të ketë një mot të qëndrueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHK-së, temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius.
Ndërkaq të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.
Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.