Ky është personi i dytë që mori vaksinën anti-Covid në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pas Kurtit ky është personi i dytë që u vaksinua në Kosovë kundër COVID-19.

Kryeministri i vendit Albin Kurti është vaksinuar i pari në Kosovë kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Pas Kurtit, e dyta u vaksinua doktoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli.

Përveç Kurtit dhe Humollit, tashmë edhe punëtorë tjerë shëndetësorë kanë filluar të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, kujtojmë që Kosova dje është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID nga AstraZeneca.

Gjatë ditës së nesërme pritet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img