fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Largohet kamioni me mbishkrimin për Asociacionin

Vazhdon largimi i bllokadave në veri të Kosovës.

Është larguar kamioni me mbishkrimin “Mirë se vini në asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ku afër këtij kamioni qëndruan një grup i protestuesve serbë pas fillimit të largimit paralel të Njësive Speciale të Kosovës dhe protestuesve serbë.

Pas këtij veprimi, u rrit prania e KFOR-it dhe Njësitë Speciale të Kosovës refuzuan të largoheshin derisa të largohet ai kamion.

Një grup i protestuesve serbë kanë brohoritur Serbia, kur ka filluarlargimi i barrikadave nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Situata është e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img