Pos në Pejë, LDK-ja po fiton pa balotazh edhe në Lipjan.
Lidhja Demokratike e Kosovës po fiton në dy komuna pa balotazh.
Peja dhe Lipjani janë dy komunat që LDK-ja po shkon sigurt drejt fitores qysh në raundin e parë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxherri, mbi 73% të votave të numëruara, po prind bindshëm me 60.34% të votave, duke lënë prapa me 22.40% kandidatin e VV-së, Gazmend Agusholli, shkruan Reporteri.net.
Komuna tjetër ku LDK-ja po fiton pa balotazh është Lipjani.
Me mbi 71% të votave të numëruara, Imri Ahmeti i LDK-së, po prin me 57.30% të votave, duke lënë pas kandidatin e VV-së, Adnan Rrustemi me 23.41% të votave.