Liverpooli triumfon me goleadë ndaj Portos.
Liverpooli e ka kryer detyrën përballë Portos në Stadio do Dragao (5-1) duke arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e raundit të dytë në Grupin B.
Pas 18 minutash lojë, Mohamed Salah e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për epërsinë e ekipit mysafir, meqë ishte në vendin e duhur në kohën e duhur.
Në fund të gjysmës së parë, James Milner dhuroi një asistim të bukur te Sadio Mane, i cili e dyfishoi epërsinë (45’).
Salah shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë (60’), ndërsa vendasit e shënuan golin e nderit përmes Mehdi Taremi (75’).
Reagimi i Roberto Firminos ishte i shpejtë me dy gola (77’ dhe 83’) për ta vulosur fitoren e Redsave.
Falë kësaj fitoreje, Liverpooli është lider në Grupin B me gjashtë pikë të fituara pas dy ndeshjeve, ndërsa Porto mbetet me një pikë.