9.1 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Loja e mrekullueshme e kapitenit Granit Xhaka, ka bërë që Zvicra të jetë njëra prej skuadrave më të respektuara të “EURO 2024”

Granit Xhaka, mesfushor i Zvicrës, dhe FC. Bayer Leverkusen edhe në Evropianin 2024, që ka hyrë në fazën e ndeshjeve çerekfinale, është duke treguar formë të shkëlqyeshme.

Ai me përvojën e tij të gjatë në skuadrën e Zvicrës dhe në klubet me famë botërore si : FC Arsenal i Mbretërisë së Bashkuar, e gjatë viteve 2012 – 2016- FC. Borusia Monchengladbach të Gjermanisë, është bërë i preferuari i të gjithë futbolldashësve të mbarë botës.

Ai si përherë stabil dhe i përgatitur fizikisht me stilin e tij të lojës nuk mbetet fare – fare nën hijen e futbollistëve legjendar si: Zinedine Zidane, Luka Modriç, Hernandez Creus – Xavi, Andres Inesta, Franc Ribery etj.

Granit Xhaka, me ritëm të njëjtë pa bërë oscilime, ende pa i mbushur 32 vjet, po u ofrohet mbi 410 ndeshjeve të zhvilluara.

Karriera kaq e pasur dhe kaq e bujshme e këtij futbollisti të lindur në Bazel të Zvicrës, ku edhe u formua, duhet të shpërblehet edhe me trofeun e çmuar të Parisit “Topi i Artë”.

Me djaloshin me origjinë nga Miroci i komunës së Podujevës, si duket ka qenë edhe Zoti.

Ai dhe bashkëlojtari i tij Xherdan Shaqiriri, në ndeshjen tepër të tensionuar Zvicër – Serbi, 2 me 1, të zhvilluar më 22 qershor 2018 në stadiumin e Kaliningradit të Rusisë, patën shënuar dy gola që rrallë shihen, me të cilët i patën gëzuar me mijëra e mijëra adhurues zviceranë e shqiptarë.

Serbët e zemëruar me debaklin e pësuar dhe leksionet që u dhanë dy yjet e Zvicrës, me origjinë shqiptare, patën filluar të kërkojnë qimen në vezë.

Ata të rritur deri në dehje me urrejtje ndaj shqiptarëve, i pati penguar shqiponja në fluturim, pa arritur me pa kokardën në kokat e tyre tule, relikt i famëkeqit Drazha Mihaloviq, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, me çetnikët e tij serbë, vrau dhe masakroi me mijëra shqiptarë.

Perëndimi i liruar kaherë nga fashizmi dhe ksenofobia njeh dhe respekton vlerat e gjithsecilit.

Sot, temë dite tek të moshuar e të rinj të Zvicrës dhe trojeve shqiptare, është loja brilante e Kapitenit të helvetikëve Granit Xhaka.

Ai dhe bashkëlojtarët e tij, nëse demonstrojnë lojëra të mira sikur deri me tani, fare lehtë, mund të jenë befasia më e këndshme e Evropianit “Gjermania 2024”.

ARIF EJUPI

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img