-10.5 C
Geneva
Thursday, February 13, 2025

Lumir Abdixhiku i dërgon telegram ngushëllimi familjes pas vdekjes së Rasim Thaçit-Cimës

Abdixhiku i dërgon telegram ngushëllimi familjes pas vdekjes së Rasim Thaçit-Cimës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së aktorit Rasim Thaçi-Cima i cili ka vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Abdixhiku ka në telegrafmin e ngushëllimit ka shkruar se Cima do të mbetet artisti më i dashur për shumë breza.

“E nderuara familje Thaçi,

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima.

Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza që e kanë ndjekur në skenë, e kanë shikuar në television dhe e kanë duartrokitur për shumë vite.

Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë gëzimi, e sidomos në ditët më të rënda për vendin tonë.

Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai.

Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj, Rasim Thaçi dhe ikjen e artistit tonë të dashur.” , thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img