Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin: Ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin: Ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara

lumir-abdixhiku-per-albin-kurtin:-ka-ide-te-zhberjes-se-shtetit-te-kosoves,-ka-ide-te-gabuara

Abdixhiku ka thënë se Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara.

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ide të gabuara.

Sipas tij qytetarët duhet ta shohin se prej çka është ai i ndërtuar në politikë. Ai tha se idetë e Kurtit për zhbërje të shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara.

“Për bindjet e mija idetë e majta janë të dëmshme për Kosovë, idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara. Është platformë politike këtë e kemi të qartë tani po besoj, në qoftë se ka ndonjë parti që e respekton rendin Kushtetues dhe shtetësinë e Kosovës është LDK-ja”, tha Abdixhiku.

“Në faktin e ngritjes së republikës së tretë e çështjes së bashkimit kombëtar dhe ndryshimit të rendit kushtetues së Kosovës këto janë deklarata te qarta nuk kam dyshim se këto janë platforma të ndonjë partie tjetër, prandaj i zë si ide të gabuara”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Kurti: Duhet ta zgjedhim edhe presidentin, përndryshe shkojmë në zgjedhje

albswiss.com

Publikohet momenti i prangosjes së Meriton Mjekiqit

albswiss.com

Armend Zemaj falënderon Shqipërinë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor nga Kosova kundër COVID-19

albswiss.com