fbpx
1.7 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Lutfi Haziri publikon një foto me Rugovën, ka një kujtim

Haziri publikon një foto me Rugovën, kujton 11 marsin e 1990-ës.

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në facebook, ku shihet bashkë me presidentin Rugova. Fotografia është realizuar sot 31 vjet më parë.

Haziri në përshkrimin e fotografisë kujtoi se Forumi i Rinisë së LDK’së u themelua në ditën e kryengritjes së rinisë shqiptare në Kosovë më 11 mars.

Tutje, Haziri kujtoi edhe 2 korrikun e 1990’ës që shënon një akt politiko-juridik të shqiptarëve ku nxorën. Deklaratën Kushtetuese.

I pari i Gjilanit gjithashtu tha se pas 11 marsit 1990 populli u organizua për rezistencë paqësore dhe bëri kryengritje që me mjetin e luftës për Liri të vijë deri te Pavarësia.

“Jo rastësisht Forumi i Rinisë u themelua në ditën e kryengritjes se Rinise shqiptare në Kosovë, me 11 mars, për t’u pasuar me ditën e bardhë të Republikës si kërkesë sublime me 2 korrik 1990 – de facto, dhe 17 shkurt 2008 – de jure. Krenar me Brezin e Republikës, i cili nga 11 marsi 1990 u organizua për rezistencë paqësore aktive dhe u kryengrit me mjetin e luftës për Liri, Pavarësi e Demokraci!”, shkroi Haziri.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img