Haziri ka thënë se kandidimin e Besian Mustafës ka qenë i befasishëm.
Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur edhe për kandidimin e Besian Mustafës për kryetar të kësaj partie.
Haziri thotë se ka qenë e pandershme antributi i kandidaturës së Mustafës, ndërsa thotë se e ka vlerësuar të kandidojë dhe e ka bërë atë.
“Për mua kandidaturat janë reale, ka qenë e pandershme mbrëmë antributi i kandidaturës së zotrit Besian Mustafa që lidhet me këtë gjeneratë apo me atë gjeneratë. Njeriu ka vendosur me kandidu dhe ka vlerësu me kandidu pa e pyet askënd dhe e ka bërë aktin. Pse nuk duhet me ja pranu vlerësimin?”, tha Haziri.
Megjithkëtë, Haziri thotë se kandidimi I tij ka qenë i befasishëm, raporton Gazeta Express.
“Unë nuk kom dasht me ja pranu fushatën që ju ka organizu, se është bërë fushatë mandej… A ka qenë e befasishme, ka qenë”, shtoi Haziri.
Kujtojmë se përveç Hazirit, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars.