fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Macron flet për Dialogu Kosovë-Serbi, thotë se duket shumë kompleks

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka folur edhe u pari i Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo foli për një situatë komplekse në Ballkan.

Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe Serbisë por dhe përplasjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Patëm një diskutim shumë të mirë sot për Ballkanin dhe perspektivën e integrimit. Situata sot paraqitet shumë e komplikuar mes shumë vendeve të Evropës. Situata mes Serbisë dhe Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket shumë kompleks. Kemi kaluar disa momente me drejtuesit e vendeve dhe kancelaren. Gjithashtu sot kemi diskutuar për situatën mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, siç e dini. Duhet të përparojmë mbi këtë temë por qëllimi ynë është të mundemi t’u ri-japim një perspektivë Ballkanit që janë të gjithë në Evropë”, u shpreh presidenti francez.

Sipas Macron, Ballkani sot po “përballet me një farë rikthimi prapa të historisë dhe tensione të mëdha”, raporton Euronews Albania.
“Ne duhet t’u përgjigjemi me angazhim politik dhe më shumë vëmendje për të mundësuar integrim më të madh tregtar dhe njerëzor në rajon dhe të kemi një politikë për një qasje të përbashkët për trajtimin e minoriteteve që është një temë që i përket gjithë rajonit”, tha ai.

Në përfundim, presidenti francez foli dhe për çështje të rëndësishme të BE përtej Ballkanit duke theksuar nevojën e bashkëpunimit me Rusinë dhe Turqinë.

“Dëgjoni, unë mendoj se BE ka dy sfida kryesore, ka shumë të tjera por janë institucionale. Ne duhet së pari të zgjerojmë kufirin tonë dhe të kemi një diskutim me fqinjët tanë, në veçanti me Rusinë dhe Turqinë dhe në të njëjtën kohë ne duhet të transformojmë thellësisht funksionimin tonë të brendshëm”, përfundoi Macron.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img