Përmes një programi të pasur foljor e kulturor dhe me tema tejet të përzgjedhura që prekin të kaluarën tonë historike, e që kanë peshë edhe për aktualitetin, organizatorët në detaje kishin shkoqit një program të pasur, që jo vetëm u duartrokit nga publiku tejet reprezentativ e që nderoi artistët edhe me ngritje në këmbë. Programi filloi me këndimin e Himnit epokal të At Gjergj Fishtës, nga kori i Misionit në Lucern e më pastaj kryetari i Shoqatës Humanitare Nënë Tereza, Ndue Zalli shpalli të hapur programin me një përshëndetje për të pranishmit , duke veçuar veçuar Profesorin Blerim Latifin nga Prishtina dhe Dr. Ornela Radovicka nga Milano e Italisë.
Me ketë rast “Arbëreshët: model dhe frymëzim në ruajtjen e identitetit, kulturor dhe shpirtëror” ishte tema në të cilën referoi gjerësisht Prof. Blerim Latifi, duke përfshi periudha kohore që shkaktuan eksodin masiv të popullatës arbëreshe në Itali, veçmas pas kalimit në përjetësi të kryetrimit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.
Ndërkaq dy folësit tjerë, poeti Bardhec Berisha dhe studiuesja Dr. Ornella Radovicka nga Qebdra për Studime arbëreshe në Frascinoeto të Kalabrisë referuan për librin tim, “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”.
Një nga temat bosht të kësaj ngjarje që gjatë do të mbahet mend, me temë “Gjurmëve të rrënjëve tona”, foli nikoqiri don Anton Uka, i cili duke marr shembuj nga e kaluara, përkujtoi peshën e rëndësisë që duhet ti japin akademitë e shkencave dhe institucioneve vlerave të veçanta nga tradita jonë me peshë sa kombëtare aq edhe humanitare. Po ashtu falënderoj gjithë pjesëmarrësit dhe ata që i kontribuuan në forma të ndryshme këtij aktiviteti edhe atë kryesisht në baza vullnetare.
Gjithsesi këtë mbrëmje do vlerësua edhe për disa pika kulmore artistike, me një repertor tejet të përzgjedhur me këngë nga pianistja e mirënjohur Ermira Lefort dhe këngëtarje po ashtu shumë imresionuese Enkelejda Basha, arritën të ngrenë në këmbë edhe publikun e shumtë në sallë.
Ambientit një pamje edhe më mbresëlënëse ia dhanë me punimet e tyre piktorët: Marigona Toma, Kristina Martini-Komani dhe Arsim Berisha, duke e kompletuar programin përmes një ekspozite të përbashkët. Do tu hynim në hak po mos ti përmendim edhe të rinjtë e të rejat të rreshtuar përmes Ansamblit “Shqiponja” si dhe personeli të kuzhinës Kastriot dhe Vera Frrokaj, që me aq shumë shije i kishin përgatit ushqimet për tërë atë mori publiku.
Sa përket mua, që ndërpreva edhe pushimin në Kosovë për të ardhur në këtë eveniment, u jam falënderuas si organizatorëve ashtu edhe oratorëve që me një përkujdesje të veçantë folën për librin tim kushtuar vëllezërve arbëresh.