Aktorja dhe moderatorja shqiptare, Rudina Dembacaj, mbrëmë (1 tetor), ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku.
Në një festë madhështore me shumë të ftuar, Rudina dhe Marku ishin të rrethuar nga persona e tyre më të afërt, e që disa prej tyre ndan pamje përmes rrjeteve sociale nga ahengu i organizuar i çiftit të sapomartuar.
Dyshja ishin kujdesur që në natën e tyre më të rëndësishme mos të mungonte asgjë, duke i kushtuar rëndësi edhe detajeve më të vogla, në një ambient unik, të mbushur me detaje lulesh dhe kristali.
Në mesin e shumë të ftuarve ishin edhe personazhe të njohura shqiptare si: Aurela Gaçe, Rozana Radi, Meridian Ramcaj, Orinda Huta, Turjan Hysko, Visjan Ukcenaj.
Kujtojmë që Rudina dhe Marku u fejuan në shtator të vitit 2020 në një propozim ëndrrash në Kapadokia të Turqisë.
Rudina më parë ishte e martuar me Aleksandër Varfaj me të cilin ka një vajzë të quajtur, Viktoria.