Mbi 600 mijë kosovarë janë të vaksinuar me të dyja dozat

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vaksinimi po vazhdon edhe më tutje në vendin tonë.

659 mijë e 593 qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat në vendin tonë. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme përmes komunikatave të zakonshme.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 6 mijë e 411 kosovarë, duke e dërguar kështu në 1 milion e 489 mijë e 678, numrin e vaksinave të shpërndara që nga fillimi i procesit.

Kurse, 830 mijë e 085 kosovarë tashmë kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës. Kujtojmë ndërkaq, se për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër, siç e ka konfirmuar KQZ-ja, votuesve nuk do t’u kërkohet kartoni i vaksinimit.

.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img