fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Me sukses kryhet një operacion në Kirurgjinë Vaskulare, pacienti kishte zgjerim të aortës së barkut – rast i rrallë

Kryhet një operacion i suksesshëm në Kirurgjinë Vaskulare, pacienti kishte zgjerim të aortës së barkut – rast i rrallë.

Në Kirurgjinë Vaskulare me sukses është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues.

Operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.

Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm.

Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img