Mediat serbe reagojnë pasi zyrtari i FFK’së detyroi gazetarin spanjoll të thotë “Kosova” – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Mediat serbe reagojnë pasi zyrtari i FFK’së detyroi gazetarin spanjoll të thotë “Kosova”

mediat-serbe-reagojne-pasi-zyrtari-i-ffk’se-detyroi-gazetarin-spanjoll-te-thote-“kosova”

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Bajram Shala, dje ka zënë të gjitha faqet e mediave, pasi në konferencën për media para ndeshjes me Spanjën, ka detyruar gazetarin spanjoll të “AS”, që të përsërit disa herë emrin e Kosovës, meqë kjo gazetë në një tabelë të paraqitur ditë më parë, nuk e kishte shkruar fare emrin e Kosovës.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagimin e mediave serbe, duke e quajtur një gjest të tillë si “skandal”.

“Ata e detyruan gazetarin spanjoll që të përmend emrin e Kosovës”, është një prej titujve të mediave serbe.

Raportimet e mediave serbe

Kosova sot në 20:45 do të përballet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Katarit 2022.

Reagime të mëdha ka pasur pasi Spanja në njoftimin zyrtar për ndeshjen, i është referuar Kosovës vetëm si “territor”.

Të ngjajshme

Skulptorja Arjeta Miftari zgjidhet anëtare e Federatës së Lundrimit

albswiss.com

Ibrahimovic do ta thyente një rekord të madh te Suedia nëse shënon ndaj Kosovës

albswiss.com

‘Fshesë’ në Manchester United, largohen tre yje gjatë verës

albswiss.com