33.9 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Memli Krasniqi: Ferizaj krenohet me punën e Agim Aliut, qytetarët pa dallim do ta votojnë përsëri atë

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Fushata zgjedhore po vazhdon nga partitë politike.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Ferizaj, ku ka diskutuar rreth vizionit të kësaj partie dhe kryetarit Agim Aliu për vazhdimin e qeverisjes së mirë në këtë komunë.

Krasniqi, në një postim në Facebook është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e Ferizajt, janë krenarë me Agim Aliun, i cili është bërë shembulli më i mirë i një kryetari punëtor, të përkushtuar dhe transparent, si dhe shembulli më i mirë i qeverisjes së hapur, zhvillimore dhe transformuese në nivein lokal.

“Vizioni i Agim Aliut për një qytet të bashkuar, me infrastrukturë moderne, kushte ideale për biznes e banim për secilin, është jetësuar falë punës së tij të jashtëzakonshme gjatë këtij mandati. Pikërisht për këtë, qytetarët e Ferizajt, pa dallime politike e partiake, e duan prapë Agim Aliun në krye të komunës.”, shkruan Krasniqi.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img