fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Memli Krasniqi: Më 17 tetor, llapjanët do të votojnë për ndryshimin që do ta sjellë një grua e re si Floretë Zejnullahu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Podujevë, ku ka thënë se kjo komunë që nga paslufta nuk ka qenë kurrë në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj, sepse është qeverisur nga burra pa parime që prioritet i kanë pasur interesat personale e partiake.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shpehur se Partia Demokratike e Kosovës është tejet e vendosur që të sjellë ndryshim në Podujevë, me Floretë Zejnullahun, e cila do t’i ofrojë do t’i ofrojë kësaj komune, një qeverisje transformuese, të përgjegjshme, të ndershme e të dinjitetshme.

“Këtë ndryshim e kemi filluar duke e kandiduar për Kryetare të Komunës Floretë Zejnullahun, një kandidate e re në moshë, por me pjekuri e maturi politike të dëshmuar si deputete e Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura dhe si asambliste e zëshme në Kuvendin Komunal të Podujevës. Floreta do t’i ofrojë Podujevës dhe qytetarëve të saj, pa dallim, një qeverisje transformuese, të përgjegjshme, të ndershme e të dinjitetshme. Më 17 tetor, llapjanët do të votojnë për ndryshim, për ndryshimin që do ta sjellë Floreta bashkë me qytetarët në katër vitet e ardhshme, për t’i dhënë Podujevës qeverisjen që e meriton.”, shkruan Krasniqi.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img