fbpx
16.6 C
Geneva
Thursday, October 31, 2024

Memli Krasniqi: Qytetarët e Shtimes e duan Naim Ismailin në qeverisje

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur besimin e tij se Naim Ismajli do të fitojë në balotazhin për kryetar të Shtimes më 14 nëntor.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Naim Ismajli ka qeverisur gjatë, pasi ka qeverisur mirë dhe e ka transformuar Shtimen dhe i ka hapur perspektivë asaj në shumë dimensione, duke ndërtuar e lidhur vendbanime, e duke hapur mundësi për ndërmarrësit, bujqit, si dhe të rinjtë e të rejat e këtij qyteti.

Për të, qytetarët nuk kanë qenë kurrë të largët e as të huaj. Për qytetarët, ai nuk ka qenë kurrë i huaj, as i largët. Prandaj, qytetarët e Shtimes e duan Naimin në qeverisje.

“Në raundin e dytë, Naimi do të fitojë, për ta vazhduar zhvillimin e Shtimes dhe perspektivën e qëndrueshme për qytetarët e saj. Ai është jo vetëm zgjedhje e sigurt për të sotmen, por edhe alternativë për të ardhmen, sepse rruga e tij e pandashme me qytetarët, ka qenë mision themelor dhe qëllim i vetëm i tij në politikë. Qytetarëve të Shtimes ju jemi thellësisht mirënjohës për besimin dhe vlerësimin ndaj punës së Naimit, i cili me pasion e përkushtim, në mandatin e ri do e nxjerrë këtë qytet në nivel tjetër”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të Shtimes, Naim Ismaili ka marrë 44.64 për qind të votave të qytetarëve të kësaj komune dhe në balotazh do të përballet me Qemajl Aliun nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img