Erdhi nga Londra po mjekohet në Kosovë pas infektimit me COVID 19, mërgimtari ka një porosi.
Nesër bëhen një vit që kur në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para me COVID 19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Në një lidhje direkte për emisionin gjesi në T7 nga Klinika Infektive, njëri nga pacientët që kishte ardhur nga Londra në Kosovë ku edhe po trajtohet tash e katër javë ka pasur një porosi për mjekët.
“Shumë më mirë ndihem se ditën e parë që jam në Klinikë. Është java e katërt që jam i shtrirë”, ka thënë ky mërgimtar.
“Kushtet që i kanë këta, janë heronjtë e qytetit”, ka thënë tutje njëri nga pacientët e shtrirë që jeton në Londër, mirëpo po mjekohet në Kosovë.
“Këta njerëz nëse i kishim qit në Londër me punu, kishin me qenë drejtorë të spitaleve. Këtu ju i përbuzni i përqeshni, po unë ju tregoj kam përjetu një mrekulli që më kanë shëndoshë, për kushtet që ju i jepni edhe për kontributin që ne e bëjmë në shëndetësi, ky është mendimi i imi”, tha tutje ai.