23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Milan – Ibrahimovic, zbulohen detaje nga marrëveshja

Zbulohen detajet e marrëveshjës së Ibrahimovicit me Milanin.

Milani dhe Zlatan Ibrahimovic do ta vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, pasi raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për edhe një vit tjetër.

Mediat italiane raportojnë se, pas një jave bisedimesh përfaqësuesi i Suedisë, ka rënë në ujdi me kuqezinjtë për kontratë 6.5 milionë euro deri në qershor të vitit 2022.

Paga e tij do të rritet në 7 milionë euro nëse ai i përmbush bonuset, sipas SportMediaset.

Sipas mediumit italian, 39-vjeçari pritet ta nënshkruajë marrëveshjen nesër, edhe pse Sky Sport Italia raporton se do të ndodhë në 10 ditët e ardhshme.

Ai do t’i fitojë gjysmë milioni euro bonus nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

39-vjeçari i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon.

Ai u kthye në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2020 muajin e kaluar dhe u paraqit kundër Kosovës në Prishtinë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img