Milan nuk di çka është humbja, mposhtë edhe Spezian

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rossonerët kanë marrë sot një fitore të rëndësishme.

Milani ka fituar në fund ndaj Spezias në udhëtim me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit ka marrë edhe një fitore të radhës në kampionat, duke shkuar në gjashtë ndeshje pa humbje, duke pasur pesë fitore dhe një barazim.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por me Milanin që kishte më shumë menaxhimin e topit.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të kishte ndonjë rast shumë të rrezikshëm dhe portat mbetet të paprekura në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë, Milani ishte skuadër më të mirë, rrezikoi më shumë dhe arriti t’i shënoj dy gola, kundrejt një të vendasve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 48-të dhe ishte djali i legjendës Paolo Maldini, Daniele, i cili shënoi me kokë për 0-1.
Vendasit e Spezias arritën të kthen në lojë në minutën e 80-të duke barazuar 1-1 me anë të Daniele Verdes dhe duke ia rrezikuar fitoren Milanit.

Megjithatë, ashtu nuk mendoi edhe Brahim Diaz, i cili në minutën e 88-të arriti të shënojë për 1-2 dhe ky doli të ishte goli i fitores për kuqezinjtë.
Me këtë fitore, Milani e sheh veten në pozitën e parë me 16 pikë, ndërsa Spezia zë vendin e 17-të me katër pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë të Atalanta, ndërsa Spezia luan në udhëtim te Verona.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img