Castillejo pranë largimit nga Milani.
Milan është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin Samu Castillejo gjatë verës dhe i kanë vendosur vlerën 10 milionë euro.
Sipas Calciomercato, Milan ka gjetur edhe pasuesin, ngase është duke ‘shënjestruar’ Riccardo Orsolinin e Bolognas dhe Jonathan Ikone e Lilles, përcjellë lajmi.net.
Për të financuar ndonjërin nga këto dy transferime, “Rossonerët” kanë vendosur në shitje spanjollin.
Klubet spanjolle tashmë kanë nisur të ‘monitorojnë’ situatën e Castillejos.
26-vjeçari kur u transferua në vitin 2018 nuk arriti të gjejë hapësirë derisa në krye ishte Stefano Pioli, por lëndimet e shpeshta shkaktuan të humb vendin në formacionin bazë.
Këtë edicion Castillejo zhvilloi 24 ndeshje duke kontribuar me një gol, derisa kontrata i skadon në qershor të vitit 2023.