Mimoza Kusari-Lila: Java e ardhshme do ta përcaktojë çështjen e presidentit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mimoza Kusari-Lila: Java e ardhshme do ta përcaktojë çështjen e presidentit

mimoza-kusari-lila:-java-e-ardhshme-do-ta-percaktoje-ceshtjen-e-presidentit

Kusari-Lila: Java e ardhshme do ta përcaktojë çështjen e presidentit.

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se java e ardhshme do ta definojë qartë çështjen e Presidentit të vendit.

“Java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e Presidentit, pra, java e ardhshme do ta definojë qartë ditën dhe datën e seancës për zgjedhjen e presidentit. Nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo seancë të thirret për javën e ardhshme”, ka thënë Kusari-Lila për Klankosova.tv.

Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës të martën ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e presidentit, kurse dy prej partive tjera opozitare LDK dhe AAK kanë potencuar se nuk do ta mbështesin kandidaten e LVV-së për presidente.

Të ngjajshme

PDK i kërkon Albin Kurtit ta shkarkojë Liburn Aliun

albswiss.com

PDK merr vendim nëse do ta mbështet Vjosa Osmanin për president

albswiss.com

4 të vdekur dhe 744 raste të reja me koronavirus

albswiss.com