fbpx
8.6 C
Geneva
Friday, November 1, 2024

Ministri Mehaj: Në Amerikë shpreha ofertën për bazë të përhershme amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka mbajtur konferencë për medie për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën.

Mehaj tha se gjatë vizitës në ShBA i ka ofertuar atyre, bazën e përhershme amerikane në vend.

“Kjo vizitën ishte e para e ministrisë së mbrojtjes në ShBA ku jam pritur dhe kam zhvilluar takime përmbajtjesore. Këtu vlen të ceket takimet me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan, Gabriel Escobar”.

“Meqë edhe vet jam nga diaspora shqiptare unë në agjendën time kam lënë edhe takime me veprimtarë të shquar të diasporës tonë”.

“Departamenti Amerikan i Mbrojtjes na ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën.

Shpreha gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ndërveprueshmërinë ndërmjet ushtrisë sonë dhe asaj amerikane, ofertë për bazën e përhershme amerikane në Kosovë”, ka thënë ai.

Mehaj ka bërë të ditur që është hapur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj.

“Sot është hapur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Mehaj tha se duhet t’i përmbahen marrëveshjes me NATO-n për veriun, raporton EO.“Kemi diskutuar për situatën në veri, por siç e dini që ju operacionet e kohëve të fundit, janë pjesë e punëve të brendshme, çështja e veriut jemi në diskutime, por që kemi një marrëveshje me u përmbajt”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img