Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit, ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar me granatë dore dhe kallash, derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.
“Në veri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës” ka thënë ministri Sveçla
Sipas tij, ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi, duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale; Sulmi i dytë ka ndodh me gurë; Sulmi i tretë ka ndodh mbrëmë, ku është gjuajtur me armë zjarri.