Ministri Vitia tregon se nëse do të ketë masa të reja anti-Covid në Kosovë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ministri Vitia tregon se nëse do të ketë masa të reja anti-Covid në Kosovë

ministri-vitia-tregon-se-nese-do-te-kete-masa-te-reja-anti-covid-ne-kosove

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës që po mbahet në këto momente në Kuvend, ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë për sigurimin e vaksinës antiCOVID të AstraZeneca.

Ai gjithashtu ka folur edhe për masat antiCOVID, gjersa ka shtuar se qytetarët duhet t’i respektojnë masat e reja që do të ndërmerren nga Qeveria Kurti 2 ditëve në vijim.

“Pajtohem me deputeten që nuk duhet garë, falënderoj të gjithë akterët që kanë marrë pjesë në negocimin e të gjitha kontratave dhe proceseve për sigurimin e vaksinave. Jemi në rrugë të mirë, jemi në kontakt me kompani tjera për sigurimin e vaksinave.”

“Masat që janë në fuqi dhe ato që do të ndërmerren ditëve në vijim është e rëndësishme që të respektohen nga të gjithë qytetarët. Plani për vaksinim është përpiluar, fillon me punëtorët shëndetësorë, e pastaj për persona mbi moshën 80-vjeçare. Ata do të kontaktohen dhe të gjithë ata do ta marrin vaksinën në këtë kontingjent, e duke filluar më pas me moshat tjera në kontingjentet që do të vijnë”, tha ai.

Të ngjajshme

Si do të bëhet seleksionimi i personave që do të vaksinohen, flet zëdhënësi i MSH-së

albswiss.com

Kurti i kthen përgjigje edhe Erdoganit, kjo është përmbajtja e letrës

albswiss.com

Presidentja me dorë në zemër, VV në këmbë respekton himnin e Kosovës

albswiss.com