13 C
Geneva
Thursday, April 18, 2024

Ministrja Haxhiu i reagon deputetit Kastrati, pas fyerjeve ndaj Osmanit

Ministrja e Drejtësisë i reagon deputetit Kastrati.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj një shkrimi të deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.

Ajo ka thënë se gjuha e përdorur është e nivelit të ulët dhe duhet të dënohet e kundërshtohet.

“Gjuha e përdorur e një deputeti të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe një profesori universitar, është gjuhë e nivelit të ulët e cila duhet të dënohet dhe kundërshtohet fuqishëm. Kjo gjuhë flet shumë për mendësinë që ka ky person dhe në mënyrë të natyrshme rrjedh pyetja se çfarë roli mund të ketë ky person për qytetarët si përfaqësues dhe për studentët si profesor!Në këtë Republikë që u la me gjak, për lirinë për të cilën edhe gratë e vajzat luftuan, ku ka edhe të tilla gra që dhanë jetën, nuk ka vend për seksistë e mizogjenë që fyejnë gra të fuqishme e të zonja vetëm pse ata vetë janë të pafuqishëm”, ka thënë ajo.

“Kjo gjuhë e deputetit të Republikës sonë kërkon reagim e dënim. As këtij personi dhe askujt tjetër nuk do duhej t’ja lejonim ta keqpërdornin hapësirën publike për t’na fyer e sharë”, shtoi tutje Haxhiu.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img