Sonte në këtë natë feste, në shumë familje festohet e ngrejnë dolli.
Sonte në këtë natë feste, në shumë familje s’ka shumë gjëra mbi tavolina e s’ka shumë stoli.
Sonte në këtë natë feste, në shumë familje ka lot malli e shumë dashuri. Sonte ato familje evokojnë kujtime për më të dashurit e tyre që ikën nga kjo botë, e për shpirtin e tyre ngrejnë ndoshta nga një gotë!
Të gjithë, le të bashkëndjejmë e të bëjmë aq sa mundemi, për ata që nga sëmundjet vuajnë, të bëjmë aq sa mundemi për fqinjët e mbuluar me varfëri, për të gjithë ata që zemra nuk iu feston, të falim dashuri e qetësi.
Mirëkuptimi dhe paqja le të mbretëroj në zemrën e secilit prej nesh.
MLH
Foto, muzeu La Marine, Paris24©️