1.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

Mobilizohen 109 ekipe mobile për personat me nevoja të veçanta dhe për të infektuarit me virus

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen nesër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar ekipet mobile për çdo komunë dhe të cilët do t’iu mundësojnë votimin personave me nevoja dhe rrethana të veçanta.

Ekipet mobile do t’iu mundësojnë votimin edhe votuesve nga këto kategori, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre për të votuar. Në ditën e zgjedhjeve, do të angazhohen 109 ekipe mobile, me gjithsej 327 anëtarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë ekipe mobile, për t’iu mundësuar votimin të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, por që janë të infektuar me COVID-19 dhe që nuk mundet të shkojnë në vendvotimin e tyre për shkak të masave kufizuese.

Për këtë qëllim, janë 87 ekipe mobile, me gjithsej 348 anëtarë. Në çdo ekip është edhe një anëtar nga institucionet shëndetësore, me qëllim të këshillimit profesional.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img