Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.