10.2 C
Geneva
Thursday, October 30, 2025

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin udhëtimet përmes Serbisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Prishtinë, 24 Korrik 2025 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka lëshuar një njoftim zyrtar, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë.

Sipas MPJD-së, kjo thirrje vjen si pasojë e rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe”, thuhet në komunikatën zyrtare.

MPJD ka kërkuar nga qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre përmes vendeve të tjera dhe të informohen në kohë reale për situatën e sigurisë, për të shmangur çfarëdo rreziku të mundshëm gjatë kalimit nëpër Serbi.

Ky paralajmërim vjen në një kohë të ndjeshme për raportet mes dy vendeve, teksa ka pasur disa raste të raportuara të ndalimeve të qytetarëve kosovarë në pikat kufitare apo brenda territorit serb.

MPJD ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, dhe inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë rastet e mundshme të shkeljeve të të drejtave të tyre gjatë udhëtimit jashtë vendit./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img