24.9 C
Geneva
Saturday, June 7, 2025

Mushkolaj thotë se Vetëvendosje po shantazhon me ligjin për Zgjedhje

Imer Mushkolaj thotë se Vetëvendosje po shantazhon me ligjin për Zgjedhje.

Opinionisti Imer Mushkolaj ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, pasi Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se do të diskutohet lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se VV-ja po shantazhon me ligjin për zgjedhje.
“Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!”, thuhet në postimin e tij.

Kujtojmë se njëri nga premtimet kryesore të dyshes fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ai për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kishin thënë se posa të merrnin pushtetin, do të siguroheshin që të bëheshin ndryshimet e nevojshme në këtë ligj.

E një gjë e tillë pritet të ndodhë sot gjatë ditës, e madje para seancës që pritet të thirret për votimin e Vjosa Osmanit president.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img