Ndërron jetë mjeku i njohur kosovar – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ndërron jetë mjeku i njohur kosovar

nderron-jete-mjeku-i-njohur-kosovar

Vdes mjeku i njohur kosovar.

Ka vdekur doktor Ismet Miftari, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Përmes një njoftimi ata i kanë shprehur ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Ismet Miftari

Dr.Miftari ka qenë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. Pas diplomimit punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Skënderaj. Specializimin gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Të ngjajshme

Ndodh edhe kjo: Shqiptarin e bezdis zhurma i shkëput ventilatorin 76 vjeçarit që ishte i intubuar

albswiss.com

Ambasadori gjerman e thotë në Serbi: Bombardimet e NATO-s të vitit 1999 ishin të domosdoshme

albswiss.com

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

albswiss.com