Ndeshja ndaj Spanjës, Osmani u uron fat lojtarëve: E gjithë Kosova sonte jemi një – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Ndeshja ndaj Spanjës, Osmani u uron fat lojtarëve: E gjithë Kosova sonte jemi një

ndeshja-ndaj-spanjes,-osmani-u-uron-fat-lojtareve:-e-gjithe-kosova-sonte-jemi-nje

Sot, Kosova do të përballet në futboll me ndeshjen e Spanjës.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri të fillimi i ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, kandidatja për Presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka lëshuar një mesazh motivues drejt lojtarëve të cilët sonte zbresin në fushë kundër Spanjës.

Ajo ka thënë se “zemrat dhe mendjen e kemi te ju sonte”, derisa ka shtuar se “çdo lëvizje e juaja do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.”.

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit në “Facebook”

Më shumë se lojë futbolli, gjithnjë krenari!|

Dardanët po e shpiejnë Kosovën anë e mbanë botës. Me secilën paraqitje e lojë të tyre, Kosova frymon më lirshëm, shteti ynë përçon mesazhe të shtetësisë, punës së ndershme e progresit të vazhdueshëm me shtetndërtim.|

Sonte, në përballje me Spanjen, zemrat e mendjen i kemi me ju.

Çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.

E gjithë Kosova sonte jemi një!

Të ngjajshme

Milan gati transferimin 30 milionësh për zëvëndësuesin e Ibrahimovic

albswiss.com

Prognoza e Cassanos për titull në Serie A

albswiss.com

Zbulohet skuadra e re e Dybalas

albswiss.com