9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Ndizen qirinj për viktimat e aksidenteve në Kosovë

Aksidentet po marrin jetë njërzish.

Me ndezjen e qirinjve ka përfunduar aktiviteti treditor në përkujtim të viktimave të aksidenteve rrugore në Kosovë.

Kjo ditë sivjet në qendër të vëmendjes kishte uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik, gjë që mund të parandalojë shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe, raporton Kosovapress.

Ndryshe, në periudhën janar-korrik 2021 në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 65 persona dhe lëndime kanë marrë mbi 8 mijë persona.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2020, si pasojë e aksidenteve rrugore kanë vdekur gati shtatë persona në muaj, ndërsa këtë viti shifrat tregojnë për një rritje ku për çdo muaj kanë vdekur mbi nëntë persona.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img