Ajo u bë më e njohur për publikun që nga pjesëmarrja në serialin vendor, “O sa mirë”.
Bëhet fjalë për aktoren nga Tropoja, Arjola Demiri, e cila në serialin e lartpërmendur kishte rolin e ‘Xhbanes’.
Që nga atëherë, ajo është komentuar mjaft shumë edhe për paraqitjen e jashtme.
E njëjta së fundmi është bërë pjesë e Big Brother Vip, ndërkohë që rrëfeu shumë të pathëna nga jeta e karriera profesionale.
Arjola Demiri
Derisa akoma ndodhet në shtëpinë më të famshme, aktores së njohur i janë publikuar disa fotografi se si dukej në të kaluarën.
Në imazhet që tashmë janë bërë virale në rrjete sociale, 37-vjeçarja shihet se ka bërë një transformim të madh.
Arjola Demiri
Dukshëm vërehet se i është nënshtruar disa ndërhyrjeve e një të tillë edhe në hundë.
Sidoqoftë, ajo vazhdon të admirohet dhe të jetë një nga yjet më të suksesshme në skenë.