fbpx
19.4 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Në depo të MPB-së gjenden 290 mijë stikersat

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje reciprociteti mbi targat.

Që nga data 2 tetor në veri të vendit ndryshoi situata e cila mbizotëroi për thuajse dy javë rresht.

Deri të shtunën e kaluar në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak qëndruan zyrtarët policorë të Njësive të Specializuara të Kosovës, ndërsa serbë të shumtë vazhdonin të protestonin kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në kuadër të targave të automjeteve.

Serbët vendosën barrikada të shumta, në mënyrë që të pamundësonin lëvizjen e lirë të automjeteve pasi kërkohej që të njëjtit të pajiseshin me targa të përkohshme të Kosovës.

Por, situata ndryshoi kur në Bruksel u arrit marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Që nga 4 tetori kur kjo marrëveshje hyri në fuqi, automjetet të cilat futen në Kosovë apo anasjelltas duhet të pajisen me stikersa në targat e tyre.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës të cilët kanë deklaruar se që nga data 04.10.2021 deri më sot janë lëshuar gjithsej 6 mijë e 365 stikersa prej të cilave, 4 mijë e 698 nga Pika e Kalimit Kufitar dhe 1.167 nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

“Ndër komunat me më së shumti kërkesa për stikersa nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve bëjnë pjesë: Zveçani (338), Graçanica (329), Zubin Potoku (228), Leposaviqi (198), Gjilani (109), Shtërpce (88), Kamenica (53), Obiliqi (53), Novobërda (48), e të tjera”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme është thënë se në përgjithësi procesi i pajisjes me stikersa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve është duke ecur mirë.

“Deri më tani, në të gjitha QRA-të procesi i dhënies së letrave ngjitëse është duke ecur mirë”, thuhet tutje në përgjigje.

Gjithashtu nga MPB është theksuar se sasi e letrave ngjitëse që kanë në dispozicion për pajisje të qytetarëve të cilët kërkojnë stikersa është 290 mijë.

“Sasia e letrave ngjitëse që kemi në dispozicion në depo është 290.000”, thuhet tutje.

Përpos kësaj, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me sikersa deri më 8 tetor në kuadër të qendrave të Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve që nuk zbatojnë këtë vendim.

Në marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe u vendos për stikersat në targat e automjeteve, largimin e Njësive Speciale nga Jarinjë dhe Bërnjak si dhe lirimi i rrugëve nga barrikadat që ishin vendosur nga serbët.

Pas arritjes së kësaj marrëveshje pati deklarime të shumta nga drejtuesit e vendit, opozita si dhe ndërkombëtarët.

Opozita edhe në seancën e fundit të Parlamentit të Kosovës vazhduan të akuzojnë Qeverinë Kurti se nisi zbatimin e parë të ‘Zajednicës’ në Kosovë, teksa pranoi marrëveshjen e fundit për targat.

Ndërsa është Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila sot në Slloveni deklaroi se marrëveshja për targat në mes Kosovës dhe Serbisë ishte mesazh i shkëlqyer.

“Marrëveshja për targat e arritur javën e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin për targat ka qenë një mesazh i shkëlqyer që tregon që është e mundur që të dyja palët të ulen në tavolinën e negocimit duke treguar vullnetin për te gjetur një zgjidhje”, theksoi ajo.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img