Mbrojtësi i Leicester City, Caglar Soyuncu është subjekt i interesit nga Real Madrid zbulon Defensa Central.
Real mund të bëjë një lëvizje për 25-vjeçarin kur të hapet dritarja e transferimit, me dhelprat që ka të ngjarë të pranojnë një ofertë për lojtarin e tyre prej 45 milionë eurosh, përcjell ORAinfo.
Soyuncu ka vetëm dy vjet në kontratën e tij aktuale me Leicester, por ka qenë gjithnjë prezent për klubin në fillimin e sezonit të ri të Premier League./ORAinfo/