32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Në këtë komunë u votua masivisht

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova sot ka pasur zgjedhje lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Mobilizim më i madh e dalje më masive është vërejtur në komunat veriore të Kosovës, të banuara kryesisht me qytetarë të komunitetit serb.

Interesim më i madh i qytetarëve për të votuar sipas këtyre rezultateve ka qenë në komunën e Zveçanit, e cila është e banuar me shumicë serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në këtë komunë të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 83.9 për qind e qytetarëve.

Pas Zveçanit, interesim i madh për të votuar ka qenë edhe në komunën tjetër veriore, po ashtu e banuar me serbë. Në Leposaviq kanë votuar 74% e qytetarëve. Edhe në Mitrovicën e Veriut ka pasur dalje të lartë. Në këtë komunë kanë votuar 68,94%.

Sipas rezultateve të deritashme në zgjedhje kanë marrë pjese 42, 73% e qytetarëve në nivel vendi.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img