Në një dasmë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

(Pak njëmend e pak mahi)

Bëhej një dasmë e madhe,
me daulle e çifteli,
me zurle që ushtonin larg,
me flamur kuq e zi.

Plot dasmorë ishin mbledhur,
gëzim, valle e brohori,
por kur sollën nusen në shtëpi,
u zbeh pak ajo hare, ajo dashuri.

Nuk i pëlqeu as dhëndrit,
as familjes fare mirë,
pak me naze, pak me hijeshi,
por pa shumë bukuri.

Daullexhiu mendonte heshtur:
“Mos mbes pa marrë paratë!”

Dhe i binte daulles fort,
që të mos ndalej kjo dasmë.

Pastaj me pak mahi tha:
“Çka t’i bësh, more mik i mirë,
neve na duket punë e lehtë,
juve ju mbetet për jetë barrë e vështirë!”.

(Satirë popullore)

Xh. H.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img