Në QKUK operohet me sukses një 26 vjeçar me tumor ngjitur për aortën abdominale

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Operohet me sukses një 26 vjeçar me tumor ngjitur për aortën abdominale.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një pacient i moshës 26 vjeçare, të cilit i ishte shfaqur një masë tumorale, ngjitur për aortën abdominale dhe te vena kaven, është operuar me sukses në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Operimi është bërë nga ekipi i Klinikës së Urologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët dhe stafin përcjellës.

Sipas SHSKUK’së, pacienti ishte operurar me heret nga tumori në testise dhe pas rezistences në kemioterapi dhe rrezatim, ishte zgjidhja e vetme intervenimi kirurgjik.

Tri ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img