Nënshkruajnë marrëveshje Gjermania dhe Kosova për mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadorja Rohde kanë nënshkruar sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së.

Sipas kësaj ambasade, me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për deminim të FSK-së, do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500.000 euro.

Përveç kësaj, thuhet se do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500.000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img