Fushë Kosova, po vazhdon të përballet me një problem.
Disa qytetarë janë ankuar për djegie të mbeturinave në lagjen 29 të komunës së Fushë Kosovës.
Në një video të dërguar në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, një nga ata ka thënë se këto mbeturina janë duke u djegur qe tri ditë me radhë dhe se askush nuk ka ndërmarrë asgjë.
Sipas qytetarëve atje, edhe kalimi me veturë është pamundësuar. Ata kanë thënë se në këtë gjendje, edhe kalimi me veturë është i pamundur.