11.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

Nga sot Gjermania njeh patent shoferët e Kosovës dhe Shqipërisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Duke nisur nga dita e sotme Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Bundestagu gjerman u ka dhënë të drejtën shqiptarëve që të konvertojnë patentën e tyre pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë, siç ka qenë deri më tash.

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipërianë Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar.

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 €, transmeton DW.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img