32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Ngacmon të mituren, arrestohet 87 vjeçari në Drenas

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Drenasit, ka arrestuar një person.

Sot rreth orës 13:00, nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm seksual.

Arrestimi i të dyshuarit J. B. (87), shtetas i Kosovës, ka ardhur menjëherë, pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img