Në Kuvendin e Kosovës ka nisur raundi i dytë i votimit për president të vendit, pasi në raundin e parë nuk u arrit zgjedhja e presidentit.
Në raundin e parë në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, nga 84 sa janë të pranishëm në sallë, raporton ORAinfo.
Vjosa Osmani ka marrë 69 vota pro, ndërsa 12 vota kanë qenë të pavlefshme, kësisoj është shkuar në raundin e dytë.
Në raundin e parë në votim nuk kanë marrë pjesë, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj. /ORAinfo/